Deklaratat kontraverse të Wanda Nara, ku thuhet se Icardi është gjithnjë e më larg Interit, duket se i kanë pëlqyer bomberit argjentinas. Një gjë e tillë është pohuar nga vetë 26 vjeçari, i cili në rrjetin social "Instagram" ka shkruar se bashkëpunimi mes tij dhe Wandas do të zgjas deri në fundin e karrierës së tij futbollistike.

"Ku vijnë këto fraza? Si është e mundur që "La Gazzetta dello Sport" të shkruajë këtë mbeturina? Për më tepër, do të doja të theksoja se unë jam shumë, shumë i lumtur dhe i kënaqur me punën që kemi bërë deri më tani.

"Për këtë arsye, gjithmonë do të jetë Wanda Icardi që kujdeset për interesat e mi dhe interesat tona deri në fund të karrierës sime".-shkruan Icardi.

E përditshmja italiane raportoi të enjten se Inter do t'i kërkojë Icardit të ndryshojë agjentët, duke kërkuar nga argjentinasi heqjen dorë nga bashkëshortja e tij si agjente. Sipas La Gazzetta ajo ka vështirësi të balanconte martesën e saj me sulmuesin dhe rolin si përfaqësues i tij, ndërsa videot e saj në mediat sociale kishin alarmuar zikaltërit.



/Ora News.tv/