Icardi nuk gjen qetësi, bën "paqe" me një përgjigje të vetme

Icardi nuk gjen qetësi, bën "paqe" me një

Mauro Icardi duket se ka bërë “paqe” vetëm me përgjigjen “JO”!

Sulmuesi argjentinas i është përgjigjur sërish negativisht ftesës së Luciano Spallettit për të qënë pjesë e ekipit për ndeshjen e parë kundër Eintracht Frankfurt, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Europa League.

Sipas mediave italiane, Icardi i është përgjigjur negativisht skuadrës zikaltër, me preteksin që ka ende një gju të lënduar, megjithatë kjo nuk e zbeh aspak marrëdhënien e tensionuar mes dy palëve.

E për këtë shkak, Icardi mund të humbasë pjesën tjetër të këtij sezoni, vendim që do të rezultojë goditje e rëndë për Interin dhe shpresat e saj për një kualifikim në UEFA Champions League.

EMISIONET