Icardi bën gjestin e madh për shokët e ekipit, Wanda e tradhëton me Ronaldon?

Icardi bën gjestin e madh për shokët e ekipit, Wanda e

Kapiten në fushë dhe jashtë saj. Pasi u shpall golashënuesi më i mirë i Seria A për sezonin 2017-2018, Mauro Icardi ka bërë një veprim mjaft domethënës.

Ai ka blerë disa ora të markës Rolex, për t'ia dhuruar më pas shokëve të tij te Inter, duke përfshirë Rafinha dhe Joao Cancelo. Argjentinasi e zbuloi dhuratën në profilin e tij "Instagram".

Ndërkohë, gruaja dhe agjenti Wanda Nara zbuloi disa detaje më shumë për të ardhmen e burrit të saj me zikaltërit.

"Ai ende ka një kontratë dyvjeçare me Interin dhe ai po bën aq mirë.

Milano, Londër apo Madrid? Preferoj Milanon, por është klubi që vendos.

Paris? Është i bukur, por ne shkojmë atje vetëm me pushime. Miqtë e mi janë në Milano.

A debatoj me Mauro? Më shumë si agjentja e tij. Për çdo gjë tjetër, ai është burri i përsosur.

Kush është përgjegjës në shtëpi? Ai, pasi nëse do dominoja dhe në shtëpi unë, nuk do të ishte kapiten i Interit. Burri im është i lumtur atje. Ai nuk kishte nevojë edhe për Ligën e Kampionëve si një kusht për të qëndruar, sepse Interi kujdeset për ne. Sigurisht që ofertat kanë ardhur, veçanërisht tani që ai ka treguar veten të jetë kampion në Evropë.

A do ta menaxhoja Ronaldon? Jo, vetëm Mauro sepse nuk ndihet si një yll. Nuk ka shumë polemika me të dhe ai gjithsesi ka qëllime të mjaftueshme. Me Cristiano, gjithçka do të ishte më e komplikuar".-deklaroi Wanda për mediat italiane.

EMISIONET