Zlatan Ibrahimovic di si të "vjedh" vëmendjen e mediave me deklaratat bombastike.

Këtë herë, në shenjestër të suedezit ishte klubi i Realit dhe konkretisht presidenti i saj, Florentino Perez. Ibrakadabra ka akuzuar presidentin e Real Madridit se ndikoi në fitoren e Luka Modric për "Topin e Artë 2018".

Topi i Artë për Luka Modric? Tani e dimë se në garë me Lionel Messin ishte Florentino Perez, e jo Cristiano Ronaldo”, deklaroi Ibrahimovic, duke thumbuar jo pak numrin 1 të "Los Blancos".

Kujtojmë që Ronaldo u rendit i dyti në këtë garë prestigjoze, ndërkohë që "pleshti" i Barcelonës, Lionel Messi u pozicionua vetëm i 5-ti.

/Ora News.tv/