Ibra drejt Milanit, ja kush e zbulon

Ibra drejt Milanit, ja kush e zbulon

Transferimi i Zlatan Ibrahimovic në "San Siro" është thjeshtë çështje ditësh.

Këtë ka lënë të kuptohet drejtori sportiv i Milanit, Leonardo i cili në një prononcim të shkurtër për "Sky Sports" deklaroi se ribashkimi i suedezit me kuqezinjtë është fakt tashmë.

"Ibrahimovic është shumë afër Milanit, është një fakt. Tani nuk është momenti, por është më shumë se një mendim. Ai ka cilësi të posaçme. Është një luftëtar dhe i motivon lojtarët brenda dhe jashtë fushës ".-tha braziliani.

Sipas "Gazzetta dello Sport" oferta e kuqezinjve për Ibrakadabra është një kontratë gjashtë mujore dhe një pagë prej dy milionë euro në sezon.

EMISIONET