Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 35-vjeçar në Vlorë, i cili në muajin mars të këtij dyshohet se ka vendosur eksploziv në oborrin e banesës së babait të tij, Fredi Osmanaj.

Në pranga ka rënë shtetasi E. Osmanaj, teksa ngjarja dyshohet se ka ndodhur  për motive të dobëta.

Gjithçka u shënua rreth orës 00:40 të mëngjesit të 30 marsit në lagjen "28 Nëntori". Momentin e ngjarjes, familja Osmani ndodhej në banesë, por fatmirësisht shpërthimi nuk shkaktoi të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ndaj këtij shtetasi, rëndon edhe një vepër tjetër penale si "Dhuna në familje", pasi bazuar në kallëzimin e dhënë nga vjehrra e shtetasit E.Osmanaj, ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj më datë 09.03.2019.

Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe një 54 vjeçar tjetër A.J., për "Dhunë në familje". Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Novoselë, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

/Ora News.tv/