Mario Toçi, 38-vjeçari i arrestuar për djegjen e dy makinave mbrëmjen e djeshme në Elbasan, dyshohet se është autor edhe për një seri zjarrvëniesh në këtë qytet.

Siç bën me dije policia, që ka dokumentuar dosjen, Toçi dyshohet se si autori i ngjarjeve më poshtë:

-Më datë 12.02.2019, në lagjen "Aqif Pasha", Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin, i cili ishte i parkuar.

-Më datë 14.02.2019, në lagjen "Visarion Xhuvani", Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin, i cili ishte i parkuar.

-Më datë 09.04.2019, në lagjen "Aqif Pasha", Elbasan, dyshohet se ky shtetas ka tentuar të djeg një mjet .

-Më datë 10.08.2018, në lagjen "Brigada 17 Sulmuese", Elbasan, ka djegur mjetin, i cili ishte i parkuar para banesës.

-Më datë 21.11.2018, në lagjen "Partizani", Elbasan, dyshohet se ka djegur pjesërisht një mjet, i cili ishte i parkuar në rrugë.

-Më datë 19.12.2018, në lagjen "Beqir Dardha" , Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili, ishte i parkuar para banesës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr"


Kush është Mario Toçi

38-vjeçari sipas burimeve kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu, ku kishte qenë i dënuar për vjedhje, por motivet e zjarrvënies ndaj mjeteve mbeten ende të paqarta.

Ishin kamerat e sigurisë që e identifikuan Toçin teksa i vuri flakën mjetit “Volkswagen” në pronësi  Hysen Hasekiut, i cili mësohet se është pronar i një lokali në Elbasan.

Për pasojë u dogj dhe makina tjetër në pronësi të Bledar Hoxhës.

Dy mjetet u dogjën teksa ishin të parkuara pranë Drejtorisë së policisë. 

/Ora News.tv/