Organizatori i paradës së homoseksualëve në Liban ka pranuar për BBC se autoritetet e kanë detyruar atë të anulojë eventin.

Vitin e kaluar, Libani u bë vendi i parë arab që mbajti një paradë homoseksualësh.

Por organizatori i paradës së këtij viti, Hadi Damien, tha se ai u dërgua në komisariatin e policisë brenda natës pasi shërbimet e sigurimit erdhën në një ngjarje.

Ai tha se për tu liruar iu kërkua të nënshkruante një premtim se ai do të anullonte paradën që kishte mbetur për pjesën tjetër të javës.

Libani është më tolerant se shumica e vendeve arabe, por personat e komunitetit LGBTI ende përballen me reagime kundërshtuese të policisë.

/Ora News.tv/