Pogradeci tronditet nga shpërthimi, eksploziv pranë vaskave të peshkut

Pogradeci tronditet nga shpërthimi, eksploziv pranë vaskave të

Një sasi eksplozivi është vendosur në një varkë në anë të rrugës në Volorekë të Pogradecit.

Shpërthimi është shënuar rreth orës 07:00 të mëngjesit të 10 janarit 2018 pranë vaskave të peshkut në Zagorçan.

"Nga të dhënat e para rezulton se si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar varka e peshkimit pronë e shtetasit R.K.

Nga Tirana kanë mbërritur në Zagorçan edhe njësia speciale anti eksploziv për të bërë verifikimin në terren të ngjarjes.

Si pasojë e shpërthimit nuk është dëmtuar vetëm varka por edhe automjeti tip benz me targë Aa 060 RJ. Sipas ekspertëve shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Dyshohet se sasia e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme. Vaskat e peshkut janë në pronësi te shtetasit Renato Kadilli.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



/FOTOGALERIA/







EMISIONET