I vendosen dy elektroda në tru për të kontrolluar varësinë nga droga

I vendosen dy elektroda në tru për të kontrolluar

Për herë të parë në Spitalin e Ruijin në Shangai është bërë procedura e stimulimi të thellë të trurit ((DBS) duke futur një pajisje në trurin e pacientit për të eliminuar varësinë e tij të drogës.

Dy elektroda u futën në kafkën e pacientit dhe një bateri iu vendos në kraharor. Trajtimi eksperimental më parë është përdorur në rastin e pacientëve me sëmundjen e Parkinsonit.

Sipas Yan, pacienti që iu nënshtrua eksperimentit, makineria kontrollon lumturinë tuaj, zemërimin, pikëllimin dhe gëzimin.

"Momenti i shpimit ishte më i tmerrshmi,"-tha pacienti.

Më shumë se 6 muaj pas operacionet, ai tha se nuk është me i varur nga droga dhe ka shtuar 9 kg.

Përpjekjet në perëndim për të ecur përpara me metodën DPS për varësinë ndaj drogës janë ndërprerë për shkak të pikëpyetjeve shkencore.

Por Kina vazhdon që ta përdore dhe eksperimentojë si metodë.

Në gjithë botën ekzistojnë 8 studime të regjistruara të DBS për varësinë e drogës sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA. Gjashtë prej tyre janë në Kinë.

Disa shkencëtarë besojnë se eksperimente të tilla njerëzore për varësinë e drogës nuk duhet të lejohen.

Sipas tyre metoda nuk trajton faktorët kompleksë biologjikë, socialë dhe psikologjikë që nxisin varësinë.

EMISIONET