Një nënë nga St.Helens, vajza e së cilës shtatë javëshe vdiq pasi atë e kishte zënë gjumi duke e mbajtur në divan, është lënë e lirë.

Stacey Atkinson, 30 vjeç, pranoi se kishte pirë alkool dhe kishte neglizhuar kujdesin e vogëlushes duke i shkaktuar vuajtje që solli ngjarjen tragjike.

Gjykatësi Andrew Menary QC tha se shoqëria kërkoi që të dënohej me burgim, por do të pezullohej.

Gjyqtari Menary i tha asaj: "Ju keni vuajtur një dënim të tmerrshëm me realitetin e asaj që keni bërë. Nuk kam asnjë dyshim që ndjeni keqardhje për atë që keni bërë. Autoritetet kanë hetuar këtë cështje dhe janë të kënaqur që ju dhe partneri juaj jeni prindër të dashur dhe të aftë”.

Kujtojmë se Stacey e gjeti vajzën të vdekur kur u zgjua pas tre orësh gjumë, pasi kishte pirë një gjysmë shishe me alkool.

/Ora News.tv/