I thyhet zemra, qeni 'vdes nga dashuria'

Një qen ka ngordhur pasi 'iu thye zemra, kur u braktis në një aeroport nga pronari i saj.

Historia e qenit, të gjinisë femër, 'vdiq nga dashuria' nisi në aeroportin Bucaramanga në Kolumbi.

'Nube Viajera', që përkthehet 'Reja endacake' u la në terminal nga pronari për më shumë se 4 javë.

Veterinerët  etiketuan shkakun e ngordhjes së saj depresionin.

Pasi u braktis nga pronari, qeni e ka kërkuar atë gjatë gjithë muajit në aeroport. Udhëtarët e kanë parë nëpër salla duke e kërkuar dhe kjo gjendje pritjeje ka përkeqësuar shëndetin e saj, deri sa ajo filloi të mos ushqehej më.

Pavarësisht mjekimeve nga veterinerët shëndeti i saj u përkeqësua dhe ra në depresion përpara se të ngordhte.


EMISIONET