I shpëtoi burgimit të përjetshëm, studenti kthehet në Britani

I shpëtoi burgimit të përjetshëm, studenti kthehet në

Studenti britanik, që i shpëtoi burgimin të përjetshëm në Emiratet e Bashkuara, është kthyer në shtëpi.

Matthew Hedges u ul në aeroportin e Heathrow mëngjesin e së martës (27 nëntor).

31-vjeçari, i cili akuzohej për spiunazh, falenderoi bashkëshorten e tij "të guximshme dhe të fortë" Daniela Tejada që e ndihmoi për sigurimin e lirimit të tij.

"Nuk do të mund ta arrija këtë gjë pa Danielën. Shikoja fytyrën e saj kudo. Ajo është kaq e guximshme dhe e fortë. Të shikoja atë dhe familjen time pas kësaj vuajtje është gjëja më e mirë që mund të ketë ndodhur,"-tha Hedges.

Matthew, që u arrestua në aeroportin e Dubait në maj, tha se ishte i pafajshëm dhe se kishte bërë atje hulumtime për strategjinë e sigurisë së vendit si pjesë e studimeve të doktoratës në Universitetin Durham.

Megjithatë, një zëdhënës për qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se Hedges ishte 100% pjesë e një operacioni të shërbimit sekret.

Ai u dënua nga një gjykatë, por Emiratet e Bashkuara vendosën të pranonin kërkesën për mëshirë të studentit.

EMISIONET