I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet me qëllim ekstradimin shqiptari në Itali

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet me qëllim

Një shqiptar është arrestuar në një hotel në Bango, të Italisë, tashmë pritet t’i nënshtrohet ekstradimit.

Mediat fqinjë shkruajnë se shqiptari 38-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur është dënuar në Shqipëri me 5 vite burg, për vjedhje.

Shqiptari natën e kaluar, u identifikua nga policia në një dhomë hoteli në Bagno dhe u shoqërua me komisariat për kontrollet e nevojshme.

Pas shoqërimit ai u identifikua dhe u zbulua se ai ishte kërkuar ndërkombëtar.

Më pas shqiptari u dërgua në burgun e Reggio Emilias në pritje të procedurave të ekstradimit.

EMISIONET