I shkon në shtëpi fqinjit dhe e kanos me thikë, arrestohet i riu

I shkon në shtëpi fqinjit dhe e kanos me thikë, arrestohet i riu

Një 31 vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi ka kanosur me thikë fqinjin e tij. 

Lani Ademi,  banues në  Elbasan, mësohet se ka shkuar në banesën e fqinjit të tij dhe  për  motive të dobëta,  ka kanosur me mjet prerës thikë shtetasin O.K., 40 vjeç, banues në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjare, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë  me të cilën autori kanosi 40 vjeçarin.

Materialet i kaluan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale " Kanosja",  "Dhunimi i banesës", "Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", të parashikuar nga nenet  84,279 dhe 112 të Kodit Penal.

EMISIONET