I shënoi Italisë, Vrioni: Golin ia kushtoj babait tim, shpresoj që të shënoj në Benevento

I shënoi Italisë, Vrioni: Golin ia kushtoj babait tim, shpresoj

Debutim si në ëndërrën e tij më të çmendur. Kështu ka rezultuar debutimi i sulmuesit Giacomo Vrioni me fanellën e kombëtares shqiptare të 21 vjeçarëve, i cili ishte autori i golit të vetëm në humbjen 3-1 në miqësoren ndaj Italisë. Për mediat italiane, Vrioni ka rrëfyer emocionet e përjetuara në atë 90 minutësh si dhe synimet për të ardhmen.

"Golin ia kushtoj babait tim, Arbenit, pasi kur unë shënoi ai feston si i çmendur. Ai dhe nëna ime janë shqiptarë dhe të vesh fanellën e vendit ku kanë lindur për ta ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. Thirrja e Shqipërisë u-21 nuk ishte një surprizë, tashmë. Unë kam qenë kontaktuar por unë kam për të pritur pajisjen me pasaportë. Kam shënuar edhe për U-17 dhe U-19. Pra, kjo është një ëndërr! Jam shumë i lumtur. Tani unë shpresoj që të shënoj në Benevento dhe të sjell entuziasëm te tifozët e Venezias."-deklaroi sulmuesi 19 vjeçarë.

Vrioni është pjesë e skuadrës së Venezias në formulën e huazimit, pasi kartoni i tij zotërohet nga gjigandët e Seria A, Sampdoria.

EMISIONET