I sëmuri me kancer i kërkon leje qeverisë për të vrarë veten

Një i sëmurë me kancer të pashërueshëm iu është përgjëruar politikanë që ta lënë të vdesë me dinjitet.

Ai i kërkoi qeverisë që ta lejojnë të vrasë veten pasi nuk dëshiron që dy fëmijët e tij të shikojnë një baba të dobët që mezi merr frymë dhe të “mundur” nga dhimbja.

Colin Clarke u diagnostikua me një formë të rrallë të kancerit të njohur si mesothelioma, tre vjet më parë.

Mesothelioma  zhvillohet në membranën (veshjen e brendshme) të mushkërive, barkut ose zemrës dhe nuk ka shërim.

Ndaj tani 44-vjeçari po u bën lutje deputetëve në Australinë Perëndimore që miratojnë ligje për lejimin e vdekjes së asistuar, raportoi Sunday Times.

Edhe pse aktualisht sëmundja nuk i ka dhënë efektet, ai është i vetëdijshëm që shëndeti i tij do dobësohet gradualisht dhe shikon vdekjen vullnetare si opsionin më të mirë.

Ish-mjeku nuk dëshiron që djali i tij 14-vjeçar dhe vajza 10-vjeçare ta shohin duke vuajtur dhe të ketë një vdekje të ngadaltë e në agoni.

“Unë dua që të zgjedh kur dhimbja dhe vuajtja ime të mbarojë duke i dhënë fund jetës. Për mua ideale është që të vdes në shtëpi pa dhimbje, me familje time që më thotë fjalët e fundit ndërsa unë bie në gjumë për të mos u zgjuar më kurrë,”-tha ai.

Clarke u shpreh se do i jepte paqe mendore, nëse do e dinte që ka kontroll mbi të ardhmen e tij.



EMISIONET