I riu shqiptar vdes 1 javë pasi u godit me thikë në vendin ku ndodhin pak krime

I riu shqiptar vdes 1 javë pasi u godit me thikë në vendin ku

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Islandë një javë pasi mbeti i plagosur. Mediat islandeze shkruajnë se Klevis Sula nga Shqipëria, lindur më 31 mars të vitit 1997, jetonte dhe punonte në Islandë. 

Pasditen e së dielës më 3 dhjetor, Klevisi ishte në Austurvellir në qendër të kryeqytetit Rejkjavik së bashku me partneren e tij, kur u qëllua disa herë me thikë nga një shqiptar. 

Autori i dyshuar është tani në paraburgim.

Mediave vendase shkruajnë se Klevisi u dërgua në spital duke ndërruar jetë të premten. Prindërit e tij kanë udhëtuar nga Shqipëria, ndërsa i riu jetonte me xhaxhain e tij në këtë vend.

Në Islandë ndodhin shumë pak krime të rënda.

Miq dhe bamirës të Klevisit po mbledhin të ardhura për të ndihmuar familjen e tij për sjelljen e trupit të të riut në Shqipëria.


EMISIONET