Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Raguza, pasi u kap me një sasi të vogël marijuane.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari me iniciale S.V u ndalua në rrugë, dhe pas kontrollit iu gjet një sasi prej 1.6 gram marijuanë. Kontrolli u shtri edhe në banesën e tij, ku u gjetën edhe 305 gramë të tjera që e kishte fshehur në frigorifer.

Po ashtu shqiptarit iu sekuestruan edhe 3500 euro.

Për shqiptarin u vendos masa arrest shtëpie deri në pritje të gjykimit.

/Ora News.tv/