I riu shqiptar hedh doza kokaine nga "Fiati" gjatë arratisë, por nuk ia del!

I riu shqiptar hedh doza kokaine nga "Fiati" gjatë arratisë,

Një 28 vjeçar shqiptar u arrestua në flagrancë nga karabinierët në Ivrea në rajonin e Peradotos.

Ai po udhëtonte me një Fiat Seicento dhe në momentin kur u pikas nga karabinierët, ai shtoi shpejtësinë dhe devijoi nga rruga.

Gjatë ndjekjes, 28 vjeçari me iniciale H.G, hodhi doza të vogla të bardha kokaine nga dritarja e mjetit, dy prej të cilave kishin një peshë prej 21.4 gram kokainë.

I riu shqiptar u arrestua nën akuzën e shitjes së drogës dhe pas formaliteteve të zakonshme, me urdhër të Prokurorit të Ivrea, u vu nën arrest shtëpiak.

EMISIONET