I riu nga Tropoja i kërkuar për vjedhje arrestohet në Morinë

I riu nga Tropoja i kërkuar për vjedhje arrestohet në Morinë

Një 28 vjeçar nga Tropoja i shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar nga policia.

Arben Zalli, banues në Bajram Curri u kap në dalje të PKK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi person në kërkim.

Gjykata e Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, me shkresën Nr. 06, datë 13.03.2018, ka urdhëruar ndalimin e tij me masën “Arrest me burg”, për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.



EMISIONET