I riu në Berat përplas me motor të moshuarin, 70-vjeçari rëndë në spital

I riu në Berat përplas me motor të moshuarin, 70-vjeçari

Një 70 vjeçar mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Berat-Poshnjë.

Burime nga policia lokale thane se i moshuari po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin në kohën kur u përplas nga një motor që drejtohej nga një 25 vjeçar.

Si pasojë e përplasjes 70-vjeçari ka marrë dëmtime te renda në turp. Ai është dërguar në spitalin rajonal të Beratit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë edhe drejtuesi i motorit mbeti i plagosur lehtë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore.

Një grup hetimor i policisë së Beratit po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.



EMISIONET