I refuzohet azili, riatdhesohen 46 shqiptarë nga vendet e BE

I refuzohet azili, riatdhesohen 46 shqiptarë nga vendet e BE

46 shtetas shqiptare janë riatdhesuar dhe deportuar nga vendet e BE, pasi i janë refuzuar kërkesat për azil.

Policia e Rinasit, thotë se "nga Franca janë riatdhesohen 29 shtetas, mes tyre edhe një familje me 5 anëtarë, si dhe deportohen nga vendet e BE-së edhe 17 shtetas të tjerë shqiptarë".

17 shtetas shqiptarë janë deportuar me motivin ''Qëndrim i parregullt në territor'', ''Pëfunduar  vuajtjen e dënimit  në vendet e BE -së'',  '' Tentativë kalimi ilegal për në Mbreterinë e Bashkuar'', ''Tejkalim i afatit të qëndrimit në territor''  dhe ''Refuzim azili në vendet e BE-së''.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë asnjë tentativë për të kërkuar azil, pasi shanset për t’a fituar atë janë zero.

EMISIONET