Evi Reçi ka vetëm pak ditë që ka sjellë bashkëpunimin e saj me artistin gjerman Shantel. Ata kanë sjellë versionin modern të këngës "Margjelo".

E ftuar në "Why Not" në RTV Ora, Evi zbuloi se si lindi ideja e duetit, duke rrëfyer dhe fjalët që i tha Shantel për Shqipërinë.

Evi Reçi: Kam dashur të bëj një bashkëpunim në fakt dhe po mendoja një shqiptar, një të huaj. Patjetër nuk është e lehtë të kapësh këto të huajt. Provova ta kontaktoj, Shanteli menjëherë pranoi, ishte hera e parë që vinte në Shqipëri, tha: "Ok, Le ta provojmë". I shpjegova teksin e Margjelos, origjinalin dhe tekstin që kisha shkruar unë, më moderne, dhe i thashë ta vazhdojë në këtë aspekt. Ai e bëri, erdhi në Tiranë, xhiruam klipin, i pëlqeu shumë Tirana.

Roza Lati: Çfarë i pëlqeu më shumë?

Evi Reçi: Tha keni vajza shumë të bukura këtu.

/Ora News.tv/