I pastrehi bëhet me shtëpi falë një apeli në facebook

I pastrehi bëhet me shtëpi falë një apeli në facebook

I pastrehi gjen shtëpi falë një apeli në facebook. Francesko, 63 vjeç që jetonte rrugëve në Romë për gati 23 vite gjeti shtëpi dhe punë në Mantova pas një mesazhi në facebook.

"Jetoj në rrugë me qenin tim. Jam gati të bëj çfarëdo pune, vetëm më ndihmoni. Di të bëj shumë gjëra, pothuajsje gjithçka. Di të gatuaj, të pastroj, të rregulloj kopshtin, bëj muratorin dhe hidraulikun. Nuk kam asnjë ves të keq, vetëm atë të shfletuarit të librave dhe dua kafshët. Nuk kërkoj rrogë vetëm një krevat dhe një vakt, për veten time dhe qenin"

Video mesazhi u bë viral dhe mes përgjigjeve të shumta erdhi edhe ajo e Michael Majder, titullar i një sipërmarrësi.

Francesko do të kujdeset për pastërtinë e stallës së kuajve dhe për kopshtin.

EMISIONET