I pari në histori, Ronaldo me një rekord të pabesueshëm në Champions

I pari në histori, Ronaldo me një rekord të pabesueshëm

Fitorja ndaj Valencias të martën do të jetë një ndeshje që nuk do hiqet kurrë nga mendja e Cristiano Ronaldo.

Ylli i futbollit është bërë i pari dhe i vetmi lojtar në botë që ka arritur 100 fitore në Champions League, në total me të gjitha ekipet që ka luajtur.

Rekordi i portugezit mund të rritet pas çdo ndeshje që do zhvillojë.

Ronaldo shënoi rekordin e pabesueshëm pas fitores 1-0 kundër Valencias që u zhvillua mbrëmë (27 nëntor).

33-vjeçari luajti një rol kyç në ndeshje duke siguruar asistimin në minutën e 59, të cilën Mario Mario Mandzukic e shënoi gol.

"Ronaldo na jep një ndjenjë sigurie dhe besimi,"-tha trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri që vlerësoi ndikimin që futbollisti ka tek kampionët italianë.

Cristiano, që iu bashkua Juventusit në verë, po synon titullin e gjashtë në Champions League dhe t'ia shtojë atë 4 titujve me ekipin spanjoll dhe 1 me Manchester United.

EMISIONET