Një grua nga India ka shpëtuar mrekullisht pasi një hekur rreth 1 metër e gjysmë i është ngulur në fyt. Radhika Devi u rrëzua nga cepi i tarracës në shtëpinë e saj dhe përfundoi në gjendjen e tmerrshme duke mos prekur organet jetësore.

35-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital në Bihar ku u operua për tre orë e gjysmë nga disa doktorë.

Ajay Alok, doktori që drejtoi skuadrën e kirurgëve tha: “Pacientja kishte dhimbje dhe rrjedhje të mëdha gjaku kur arriti në spital. Ajo erdhi këtu në kohë dhe fatmirësisht asnjë anëtar i familjes nuk tentoi ti hiqte hekurin.”

Fillimisht mjekët reduktuan madhësinë e shufrës së hekurit dhe më pas i bënë një skanim për të parë dëmtimin e brendshëm. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën dhe po rikuperohet në spital.

“E dija që nuk do jetoj. I jam mirënjohëse familjes, fqinjëve dhe doktorëve që më shpëtuan jetën. Jam shum me fat pasi kam shancin të jetoj për herë të dytë,” - u shpreh Radhika.

/Ora News.tv/