Imazhi tronditës tregon fytyrën e djegur të një nëne të re, të cilës i hodhi fqinji benzinë.

Kirsten Ashby, nga Milton Keynes, është lënë pa shenja gishtash, pa veshë dhe shtresa e lëkurës në fytyrë i është shkrirë ndërsa pjesa më e madhe e gjoksit i është djegur.

Plagët e 27-vjeçares ishin aq të rënda sa që fytyra e saj tani është e panjohur pas djegies së shkallës së tretë. Sulmi brutal ndodhi pasi fqinji Raymond Boweni kishte pirë një shishe uiski Jack Daniels dhe kishte marrë kokainë përpara sulmit.

Ajo u sulmua pasi kishte ndihmuar të dashurën e tij që po përjetonte një krizë momentale.

Në vend që të tregohej mirënjohës për ndihmën, Bowen hodhi benzinë mbi të ndërsa pinte një cigare dhe pastaj e ndezi me një çakmak, gjë që i shkaktoi menjëherë djegie.

Viktima u tha prindërve se si sulmuesi i saj 'dukej i vetëdijshëm' për gjithcka. Një nga fëmijët e Bowen dëshmoi për ngjarjen e frikshme.

Gjykata dëgjoi se zonja Ashby ishte shoqëruar me partneren e Bowen dhe kishte vizituar vazhdimisht banesën e tyre gjatë gjithë mbrëmjes, duke shkaktuar që zemërimin e tij. Gjykata e ka dënuar me 19 vite burg sulmuesin, babain e 5 fëmijëve për ngjarjen që ndodhi para 6 muajve.

/Ora News.tv/