Një i moshuar nga qarku i Lezhës i ka bërë një ankesë paksa të veçantë kryeministrit Edi Rama. Ai tha se i biri i kishte sjellë nga Italia një çiklomotor dy vendesh, por në Shqipëri nuk ia regjistrojnë pavarësisht dokumenteve të rregullta. Rama tha se duhet të klikonte në portalin Shqipëriaqëduam. Nuk dihet nëse i moshuari di të përdorë internetin.

Banori: Më ka pru djali një makinë nga Italia. Mua dhe grusë. E kam zhdoganu tash 4 vjet, afro 1 mln lekë. Me Laçin nuk gjej zgjidhje. Nuk e regjistrojmë. Me dokumente të rregullta. Argumenti është ky; është çiklomotor. Ecën deri në 45 km në orë. Ka dy vende. Këta duan ta bëjnë veturë. Në fakt, nuk e le rregulli ndërkombëtar me dal në autostradë. Unë nuk kam dashtë me e tjetërsu.

Rama: Jepja pak këtij mekanikut të Fushë Kuqes. Ti që i di të gjitha si e kishe zgjidhur këtë problem?

Mekaniku i Fushë Kuqes: Unë jam mekanik. Kam bërë motoçikleta në kohën e Enver Hoxhës. Atij i zgjidhet me dokumente siç ka ardhur nga Italia dhe me udhëtu në 4 anët e Shqipërisë. Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër. Rrokun nuk mund ta bëjmë Sali dhe as Saliun Rrok. Ata janë njerëz të marrun në rrugë dhe të çuar aty. Janë shumë kuadra të shtetit që me bërë me pyet përse e merr rrogën nuk e dinë.

/Ora News.tv/