Vetëm pak ditë u zbulua se Selena Gomez është rikthyer me dashurinë e saj të vjetër Jusin Bieber, nuk ka munguar as hakmarrja e The Weeknd.

Reperi, i cili ishte në nje lidhje përreth 10 muaj me Selenën, është lidhur me ish të dashurën e Justin, Yovanna Ventura.

Ata mbërritën së bashku në festën e ditëlindjes së French Montana në Los Angeles mbrëmjen e së premtes. Dhe burime konfirmuan se kanë qëndruar nën shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë gjithë natës.

"The Weeknd ishte atje dorë për dore me Yovanna Ventura gjithë natën,"-tha burimi.

Yovanna u lidh me Justin Bieber në vitin 2015, 1 vit pas përfundimit të romacës së tij me Selenën.

/Oranews.tv/

/Ora News.tv/