Luftëtari ka dal me një pikë nga stadiumi "Flamurtari". Pas barazimit 0-0 ndaj vendasve të Flamurtarit, trajneri i bluzinjve, Gentian Mezani u shpreh se është i kënaqur për këtë pikë. Ndërkohë që shtoi se ekipi po vuan financiarisht.

"Është një pikë morali për skuadrën. Kemi bërë mirë. Kënaqësia është padiskutim për skuadrën dhe për pikën që kemi marrë në Vlorë, duke e ditur se kjo fushë është tepër e vështirë. Mendoj se sot kemi treguar se jemi një skuadër e vështirë për tu mposhtur dhe mund të bëjmë mirë në vazhdimësi. Kemi pasur oshilacionet tona në këtë ndeshje.

"Kemi bërë një hap të gabuar në Gjirokastër ndaj Laçit por shpresoj që kjo pikë të na jap forcën e duhur dhe të na jap kurajon për të vazhduar më tej. Gjithkush duhet të mendojë se e kemi forcën për tu larguar nga këto pozita. Mendoj se ka qënë një lojë e barabartë. Në disa momente, Vlora na vendosi në vështirësi. Ka cilësi dhe ka qënë më e qartë në fushën e lojës. Ne kemi ardhur të bëjmë punën tonë deri në fund. Jemi një grup me cilësi shumë të mira dhe normalisht ka eksperiencën e duhur për të dal nga kjo krizë."-tha Mezani.

/Ora News.tv/