I mituri shkatërron makinat duke i gjuajtur me gurë, ja çfarë i bën policia

I mituri shkatërron makinat duke i gjuajtur me gurë, ja

Një i mitur ka dalë para drejtësisë pasi ka shkaktuar dëme në disa automjete duke i hedhur gurë. Në vend që të paguante para për dëmin, ai u detyrua të kërkonte falje dhe të pastrojë një makinë policie.

Policia e zonës Nelson publikoi fotografinë për ti dhënë një mesazh të rinjve: “Ky shkelës ligji ka kërkuar ndjesë për hedhjen e gurëve në automjete. Një veprim i qetë nga i mituri, por që mund të shkaktonte pasoja serioze. Për fat të mirë askush nuk është plagosur, ndërkohë që kishte vetëm dëme materiale. Sidoqoftë mund të ishte shumë më serioze.”

Për më tepër, ai kërkoi falje para gjykatës duke premtuar se nuk do ta bënte më një gjë të tillë. Jo të gjithë mendojnë se dënimi ishte i mjaftueshëm. Disa mendojnë se duhet të paguante dëmin që i shkaktoi makinave.

EMISIONET