Dua Lipa dhe Calvin Harris publikuan klipin e këngës së tyre “One Kiss” në Youtube vetëm 24 orë pasi ishte në Apple Music.

Klipi i tyre muzikor është ideuar nga Emil Nava, që sjell imazhin e verës me pamjen tropikale dhe të nxehtë në shkretërirë dhe pishina.

E pyetur për domethënien e këngës, Lipa tha: “Mund të jetë për cdo njeri që ju bën të ndiheni keq, nëse situata është vërtetë e rëndë dhe një person po ndikon në humorin tuaj. Ka lidhje nëse ai person është toksik. Një gjë për të cilën ju jeni përgjegjës është energjia me të cilën rrethoni veten.”

Kënga është pëlqyer shumë dhe ka marrë mbi 1 milionë klikime në më pak se 24 orë nga publikimi.

/Ora News.tv/