Reperi shqiptar, Majk është komentuar gjatë për romancat e tij të dashurisë por asnjëherë nuk ka folur publikisht për to.

I ftuar në emisionin 'NIN', ai u bë pjesë e lojës 'Haje ose thuaje' ku u pyet se cila është emri i vajzës që është ose ka qenë i dashuruar më së shumti.

Nëse nuk do thoshtë këtë gjë, duhet të hante tortën me hudhër, salcë peshku, tortë, oriz, hajvar dhe sheqer.

Edhe pse u mendua gjatë, Majk zgjodhi të hante tortën e përzier me disa shije të ndryshme. Edhe kur u pyet se me cilën prej femrave të estradës ka patur lidhje dashurie, ylli i hitit 'Pasha Jetën' zgjodhi të mos përgjigjej.

Dihet se ai është bërë baba për herë të parë nga romanca me Majlinda Zekën që mori fund shumë shpejt.

/Ora News.tv/