21 qershori i këtij viti, dita ndërkombëtare e muzikës, dirigjenti i mirënjohur Zef Çobaj nuk po e përcjell në një koncert siç ka bërë për 19 vite radhazi. Në 20 vjetorin e Shoqatës "Rozafa Ekspresion", Çobaj ngre alarmin për vështirësitë financiare, artificiale që i krijon shteti. Ai thotë se shteti nuk është përkrahës i artistëve dhe e quan absurditet tatimin me 15% të qirasë për ambientin ku bën provat, të dhuruar falas nga austriakia, Mariana Graff.

"Me datën 28 shkurt 2019, në prezencë të kryetarës së shoqatës, Austria-Albania Partnerts, zonjës Mariana Graff, që në ka dhënë në dispozicion këto ambiente, pa qira, më është kërkuar nga Drejtoria e Tatimeve Shkodër që të paguaj një taksë 15 % tatim-fitim për qira. Ndërkohë kur nuk paguajmë qira. "-thotë dirigjenti i njohur.

Në gjithë këtë periudhë të ekzistencës së tij, kori ka funksionuar me kontribut vullnetar të anëtarëve.

"Ky aktivitet konsiderohet si biznes, ndërkohë që as unë, as anëtarët, në këto 20 vite, ... zero përfitime. Këtu nuk bëhet fjalë për një projekt, këtu bëhet fjalë për një aksion artistik, 10 vjeçar, 20 vjeçar siç është rasti edhe i Rozafa Ekspresion."-tregon Çoba.

Janë mbi 30 aktivitete ndërkombëtare ky kori "Rozafa Ekpresion" ka marrë pjesë, duke u vlerësuar maksimalisht, me çmime që kanë lartësuar emrin e Shqipërisë në Botë. Prej muajsh, ky kor ka pushuar së funksionuari dhe dirigjenti i njohur ndjen jo pak keqardhje.

Mjeshtri Zef Çobaj është kompozitori i njohur që sot krenon shqiptarët dhe këndohet nga të gjithë "Xhamadani vija-vija". Një jetë dhuruar artit edhe kulturës që i shpërblehet në formën më të shëmtuar të mundshëm nga pushteti qëndror edhe ai lokal.  

/Ora News.tv/