Me nderime të larta shtetërore i është dhënë lamtumira e fundit Fadil Vokrrit, Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Fadil Vokrri, 57-vjeçar, ndërroi jetë të shtunën në mëngjes, pas një sulmi në zemër.

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës e kanë vlerësuar lartë punë dhe veprën e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit për sportin e Kosovës.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë nga Kosova Shqipëria e Maqedonia, përfaqësues të partive politike, zyrtarë e udhëheqës të klubeve sportive nga rajoni e më gjerë, sportistë dhe qindra qytetarë.

Kryetari i Kuvendi te Kosovës, Kadri Vesel tha se Vokrri ishte sinonim i gëzimeve dhe lajmeve të mira për Kosovën.

"Ai ka qenë sinonim i gëzimeve tona, sinonim për gjërat e bukura në vendin tonë. Kemi humbur legjendën kur në këtë kohën kërkohet më së shumti profesionalizmi i tij. Do të vazhdojmë ëndrrën e tij, që të rinjtë të luajnë në Kampionatet Botërore", tha pos tjerash Veseli, shkruan Evropa e Lire. 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka tha se Vokrri e ka merituar përjetësinë me punën e madhe që ka bërë për futbollin kosovar.

“Fadili ka kontribuar shumë në Federatës së Kosovës. Fadili ka qenë mik i mirë dhe e vlerësoj shumë, ai ishte i vërtet këto i them nga zemra. Fadili e ka merituar përjetësinë me atë që e ka bërë me futbollin me familjen dhe më vjen keq që sot ndahemi fizikisht", tha Duka.

/Ora News.tv/