Rikthimi në Portugali nuk është prioritet i Jose Mourinhos.

Konfirmimi ka ardhur edhe nga tekniku luzitan, i cili pas refuzimit të ofertës për tu rikthyer aty ku nisi karrierës si trajner është shfaqur edhe publikisht për të mohuar stolin e Benfikës.

"Mund të them me siguri se nuk kam ndërmend të punoj në Portugali. Jam i lumtur në këto çaste. Unë nuk jam një opsion për Benfikën tani." -tha Special One për "Correio da Manha TV".

Rreth një rikthimi të Mourinho në Portugali foli vetë presidenti i Benfikës, Luis Filipe Vieira, duke thënë se trajneri mund të vinte menjëherë nëse dëshironte.

/Ora News.tv/