I gjithë vendi nën "pushtetin" e shiut, rriten temperaturat

I gjithë vendi nën "pushtetin" e shiut, rriten temperaturat

Mëngjesi i kësaj të premteje ka nisur me reshje shiu.

Sipas Meteoalb, dita e sotme vijon me vranësira e reshje në gjithë vendin, reshje të dendura në Veri por reshje të pakta në Qendër dhe Jug.

Pasditja vijon me reshje mesatare në Veri por sërisht Jugu dhe Qendra vijojnë me reshje të pakta.

Ndërsa ditën e nesërme do të ketë sërish reshje të dendura në pjesën më të madhe të vendit deri në mbrëmje kur reshjet lokalizohen në Juglindje ndersa pjesa më e madhe e vendit mbetet me vranësira.

Në orët e para të së dielës vijojnë me vranësira e reshje të pakta kryesisht në Veri dhe Qendër por pas mesdites, pritet kthjellim gradual i motit në gjithë vendin.

Temperaturat sot dhe nesër rriten lehtë kryesisht gjatë mëngjeseve por e diela sjell rënie të vlerave termike me 3 – 4°C në të dy ekstremumet ditore.

EMISIONET