I gjendet ‘hileja’ ushtrimit të prostitucionit në Iran

Prostitucioni nuk lejohet në shumë vende të botës, përfshir Shqipërinë, por në vende konservatore e fetare si Irani, burrat që kapen duke kryer marrëdhënie jashtë martesore ndëshkohen edhe me të rrahura me kamxhik në publik.

Por ja që kjo e ka një zgjidhje. Burrat në këto zona lejohen të martohen me më shumë se një grua. Kjo bën që disa gra të ofrohen të martohen përkohësisht: nga një orë e deri në një muaj.

Gazetat kanë zbuluar në rrjetet sociale në Iran, si Telegram e Twitter, grupe ku martesat e përkohshme reklamoheshin si formë prostitucioni, duke bërë që burrat të mos rrezikojnë të dënohen edhe nëse kapen.

Sipas ligjit, gratë që divorcohen duhet të presin dy muaj e pastaj mund të martohen sërish.

EMISIONET