Adoleshentja saudite që u largua nga familja e saj gjatë fundjavës, ka përsëritur kërkesën për azil në Kanada, Shtetet e Bashkuara, Australi apo Britaninë e Madhe.

Rahaf Mohammed al-Qunun refuzoi të hipte në avion për të udhëtuar nga Bangkok drejt Kuvajtit të hënën dhe u mbyll në dhomën e saj të hotelit në aeroport.

18-vjeçarja tha se ka frikë se familja e saj do ta vriste pasi hoqi dorë nga Islami dhe është nën kujdesin e OKB-së në Bangkok. Heqja dorë nga besimit fetar dënohet me vdekje në Arabinë Saudite.

Zyrtarët tajlandezë të emigracionit thanë fillimisht se ajo duhet të kthehej në Kuvajt, tek familja e saj.

Por u tërhoqën nga vendimi të hënën duke mos lejuar deportimin e Mohammed al-Qunun.

Në një postim në Tëitter të martën në mëngjes (8 janar), ajo shkruajti: "Kërkoj azil në vende si Kanadaja, SHBA, Australia dhe Mbretëria e Bashkuar."

Ambasada e Arabisë Saudite në Tajlandë mohoi se qeveria e saj kishte kërkuar ekstradimin e saj, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

"Jeta ime është në rrezik. Familja ime kërcënon të më vrasë edhe për gjërat më të parëndësishme,"-tha Mohammed al-Qunun për Reuters.

/Ora News.tv/