I etur për sulmues, Valverde fut në listë Llorente e Morata

I etur për sulmues, Valverde fut në listë Llorente e Morata

Munir El Haddadi ka kaluar përfundimisht në radhët e Sevillas, duke lënë një hapësirë të madhe te Barcelona, e cila menjëherë është futur në garë për të gjetur pasuesin.

Sipas mediave spanjolle, katalanasit kanë shenjëstruar Alvaro Moratën si zëvendësuesin ideal të marokenit. Gjithsesi, spanjolli mund të luaj edhe përkrah Suarezit, ose Leo Messit, ndërkohë që në favor të tij është edhe mosha e uruguajanit, i cili pritet të zhvendoset nga Barcelona në 2 ose 3 vitet e ardhshme.

Por ish-sulmuesi i Realit nuk është i vetmi në listën e drejtuesve blaugrana. Krzysztof Piatek i Genovës është alternativa e parë e Moratës, ndërkohë që interes ka edhe për Timo Werner të RB Leipzig e Maxi Gomez të Celta Vigo.

Surpriza në këtë listë është padyshim gjigandi spanjoll i Tottenham Hotspur, Fernando Llorente që mund të vij në Spanjë që në merkaton e janarit.

EMISIONET