Miliarderi i Amazon lajmëroi të mërkurën se i ka dhënë fund martesës 25 vjeçare me MacKenzie. Raportohet se aryseja e ndarjes është lidhja jashtëmartesore e Jeff Bezos me ish-prezantuesen Lauren Sanchez.

Mediat raportojnë se miliarderi është takuar fshehurazi me prezantuesen.

Divorci i tij me MacKenzie konsiderohet si një divorcet më të kushtueshme në histori.

Lajmet vijnë vetëm disa orë pasi njeriu më i pasur në botë njoftoi ndarjen nga novelistja, pas 25 vitesh martesë.

54-vjeçari është takuar me Sanchez nëpërmjet bashkëshortit të saj, agjentit të Hollywood, Patrick Whitesell që përfaqëson yje si Matt Damon, Hugh Jackman, Christian Bale dhe Kevin Costner.

Burime thonë se Jeff dhe 49-vjeçarja u afruan me njëri-tjetrin pasi, Sanchez u nda nga burri i saj vjeshtën e vitit të kaluar.

Bezos është baba i katër fëmijëve dhe ka një pasuri prej 100 miliardë dollarë. Bashkëshorja e tij 48-vjeçare raportoi se ndarja po kalon nëpërmjet një procesi gjyqësor.

Sanchez thuhet se ka dy fëmijë të vegjël me Whitesell dhe një djalë adoleshent nga një martesë e mëparshme.

Bezos, Sanchez dhe Whitesell raportohet se ishin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes në Los Anxheles gjatë fundjavës së kaluar.

/Ora News.tv/