I dënuar me 1 vit burg dhe në pritje të një tjetër dënimi, arrestohet i riu në Elbasan

I dënuar me 1 vit burg dhe në pritje të një tjetër

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, banues në lagjen "Kongresi" të qytetit, i shpallur në kërkim për disa vepra penale.I arrestuari është shtetasi Erlind Liçenji.

Policia thotë se "ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka dërguar urdherin mbi ekzekutimin e vendimit penal Nr.22/6 dt.12.01.2016 të Gjykatës së shkallës së Parë Kavajë, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale, "Prodhim e shitje e narkotikeve në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283 e 25 të Kodit Penal".

Po sipas policisë, për këtë shtetas Prokuroria e Rrethit Gjyqësor  Durrës, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e Vendimit Penal Nr.120 dt.12.02.2014  të Gjykates së Shkallës Parë Durrës, e cila e ka dënuar me 1(një)vit burgim për veprat penale, "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor", "Largim nga vendi i aksidentit".

Ky shtetas i'u dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Në Gramsh, arrestim për kultivim narkotikësh

Policia e Gramshit vuri në pranga shtetasin Beqir Xhepexhiu, 56 vjeç, banues në fshatin Kërpicë, Gramsh,si dhe po punohet për kapjen e shtetasit F. Xh., 36 vjeç, banues në fshatin Kërpicë.

Të dy akuzohen  për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

EMISIONET