Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishte i ftuari i parë i emisionit “Why Not”, i moderatores Roza Lati. Gjatë emisionit, Veliaj u përball edhe me pyetje provokuese. Duke qenë se Erion Veliaj është i angazhuar me shumë punë, Roza Lati e ngacmoi me një pyetje të tillë. A i del koha Veliajt për të bërë seks?

Pjesë nga biseda

Roza Lati: Të del koha për të bërë seks?

Erion Veliaj: Do habitesh, por më del. Përtej humorit, unë besoj që me pak organizim kushdo i bën të gjitha.

Roza Lati: Është edhe çështje prioriteti?

Erion Veliaj: Është edhe çështje prioriteti, por një ditë del për të bërë edhe punët e qejfit, edhe punët e sportit edhe angazhimet në punën ditore dhe po të jemi pak sistematik, mua një nga gjërat që më vjen keq në Tiranë kur udhëtoj lart e poshtë për inspektimet, është së sa kohë harxhojmë kot, kafe plot, muhabet pa fund. Ndaj them që nëse nuk bën dot një gjë, sigurisht që nuk bën dot dy. Në këtë sens po të kemi një përdorim më të mirë të kohës ne mund të jem më të dobishëm.

/oranews.tv/

/Ora News.tv/