Një grua, e cila është në një lidhje dashurie prej tetë vitesh ka zbuluar se si partneri i saj, 50 vjeç, i dha leje për ta tradhëtuar katër vjet më parë pasi problemet e tij mjekësore përfunduan jetën e tyre seksuale.

Jade, 29 vjeç,  identiteti i së cilës mbeti privat, shpjegoi ekskluzivisht për Femail se është krejtësisht e lirë për të pasur marrëdhënie me burrat e martuar vetëm pasi beson se ata kanë një kuptim më të mirë të situatës së saj se sa beqarët.

Ajo pohoi me guxim se tradhëtia e ka bërë marrëdhënien e saj më të mirë, sepse ka më pak presion mbi intimitetin.

Jade e kupton se të tjerët mund të mos mendojnë dicka normale faktin që pati marrëdhënie jashtëmartesore, por ajo mbrojti takimet e saj duke këmbëngulur: 'Kam parë vetëm pozitivitet prej saj'.

Ajo u bë pjesë e Ashley Madison, një faqe që ndihmon të martuarit të kenë lidhje tjetër.

Faqja ka më shumë se 56 milionë të abonuar në gjithë botën dhe pjesa më e madhe e tyre, sipas Jade, e bëjnë këtë gjë për të shpëtuar martesën, jo për ta shkatërruar.

Gjithashtu Jade tha se është me fat që partneri e lejoi të kishte marrëdhënie me të tjerë, pavarësisht se nuk i tregoi emrat apo identitetet e të tjerëve.

/Ora News.tv/