I dashuri e tradhtoi me shoqen e ngushtë të motrës, Khloe Kardashian nuk mban mëri ndaj Kylie Jenner

I dashuri e tradhtoi me shoqen e ngushtë të motrës, Khloe

Pavarësisht se i dashuri e tradhtoi me shoqen e ngushtë të motrës, Khloe Kardashian nuk ka mbajtur mëri ndaj Kylie Jenner.

Duket se marrëdhënia mes tyre ka mbetur e paprekur nga skandali që përfshiu ish të dashurin e Kloe, Tristan dhe shoqen e Kylie, Jordyn Woods.

Manjatia e kozmetikës e vërtetoi këtë duke publikuar në Snapchat një video me Khloe.

21-vjeçarja e gjeti veten në  mes të një skandali tradhtie.

Shoqja e saj e ngushtë Jordyn, e cila jetonte me Kylie në rezidencën e saj, u përfshi në një marrëdhënie romantike me Tristan Thompson gjatë një feste në shtëpi.

Sapo Khloe zbuloi tradhtinë e babait të vajzës së saj, i dha fund lidhjes menjëherë.

Pretendohet se Jordyn i kërkoi falje Khloe dhe Kylie për gabimin e saj. Ajo thotë se ka qenë e dehur ndaj nuk ka logjikuar veprimin e saj.



EMISIONET