Shpëtim Duron është vënë në qendrën e vëmendjes me polemikat e tij kundrejt vendimet arbitrale, ku nuk kanë munguar dhe fjalori i rëndë drejt xhaketave të verdha.

Kështu tekniku i Flamurtarit, i cili akuzoi gjyqtarët e takimit Kukësi-Flamurtari si "kamikazë" është dënuar me dy ndeshje pezullim dhe 100.000 (njëqindmijë) lek gjobë. Vendimi i Komisionit të Disiplinës është publikuar vetëm pak minuta më parë në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.

/Ora News.tv/