I burgosuri: Dëshiroj të vdes! Shteti nuk gjen dot drogën!

I burgosuri: Dëshiroj të vdes! Shteti nuk gjen dot drogën!

Nevada ka planifikuar zyrtarisht ekzekutimin e Scott Raymond Dozier, 47 vjeç, për më 11 korrik.

Ndërsa Dozier ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën për të vdekur, dënimi është vonuar për shkak të shqetësimeve etike mbi një përzierje të pazakontë të drogës që do të përdoret.

Dozier, do të jetë i burgosuri i parë që dënohet me vdekje në burgjet e Nevadës, pas më shumë se një dekade.

Ekzekutimi i fundit u krye me injektim vdekjeprurës në shtet në vitin 2006, një vit para se Dozier, i njohur edhe si Chad Wyatt, ishte vënë në rreshtin e vdekjes.

 Ndërsa Dozier, i cili u dënua për dy vrasje, i janë refuzuar të gjitha ankesat e tij, ai ka thënë për mediat amerikane se meriton vdekjen dhe e pret atë. Rasti i tij i pazakontë u zvarrit për shkak të dështimit të autoriteteve për të marrë barnat përkatëse.

EMISIONET