I armatosuri bërtiti “Allahu Akbar” para sulmit në Strasburg

I armatosuri bërtiti “Allahu Akbar” para sulmit në

Mbrëmjen e kaluar (11 dhjetor) pati të shtëna me armë në qendër të Strasburgut ku i armatosuri bërtiti “Allahu Akbar” para se të vriste 3 persona e të plagoste 12 të tjerë.

Gjykatësi francez, Remy Heitz tha se dy persona u vranë në cast dhe një tjetër përsoi mosfunksionim të trurit nga sulmi i ndodhur në marketin e Krishtlindjeve.

Nga 12 të plagosurit, 6 janë në gjendje kritike për jetën.

I armatosuri është identifikuar si Cherif Chekatt, i njohur nga autoritetet si person i radikalizuar në burg. 29-vjeçari ishte i armatosur me armë dhe thikë dhe u arratis nga vendngjarja me taksi, shkruan BBC.

Sulmuesi i mburrej shoferit, i cili foli me policinë, se kishte vrarë 10 vetë dhe ishte plagosur nga shkëmbimi i zjarrit me një ushtar.

Katër persona të lidhur me të dyshuarin ishin arrestuar gjatë natës në Strasburg, shtoi Heitz.

Të shtënat u dëgjuan në mbrëmje në marketin e Krishtlindjeve në Strasburg, që vizitohet nga miliona turistë çdo vit.

EMISIONET