Hyseni në '360Gradë': Segmente në Prokurori përdorin shashka për akuza ndaj ministrave

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni i ftuar në "360Gradë" në Ora News, thotë se prej dy-tre vitesh, segmente të caktuara të prokurorisë përdorin shashka për akuza ndaj ministrave.

Hyseni: Ka kaq kohë që segmente të caktuara të prokurorisë për të ruajtur stabilitetin e pozitave personale, përdorin shashka që në muajin tjetër do të hedhim në akuzë x ministër ka bërë namin. Prej dy-tre vjetësh e njëjta histori. Ato prova që kanë dalë se vijnë informacione nga SHISH nuk përbëjnë provë.

Ka kaq kohë që luhet me publikun se do të dalë kjo. Është vepër penale të nxjerrësh sekret hetimor.

Prokuroria duhet të tundi jo për PS-në dhe PD-në, por të sjellin drejtësi.


EMISIONET